Translations:Forgiving Step by Step/25/sq
Në të njëjtën mënyrë që sjellim akuzat para një gjykatësi në këtë botë, mund t'i sjellim akuzat edhe para Perëndisë. Në praninë e Tij ne mund të jemi krejtësisht të sinqertë dhe të tregojmë të gjitha ndjenjat tona. Pasi kemi mbaruar, ne i lëshojmë të gjitha akuzat bashkë me ndikimin e tyre në jetët tona dhe i vendosim të gjitha në dorë të Perëndisë. Nuk vazhdojmë të gjykojmë vetë personin tjetër, por ia lemë gjykimin vetëm Perëndisë.