Translations:Forgiving Step by Step/4/sq
Dalja e vetme nga ky rreth vicios është falja, e cila mund të jetë shumë e vështirë në rast se kemi përjetuar dhembje të mëdha. Megjithatë, për aq kohë që nuk falim do të mbetemi të lidhur me personin që na ka lënduar dhe me të kaluarën. Kjo ndodh sepse ne nuk mund t'i harrojmë aq lehtë përvojat e dhimbshme dhe vetëm mund të përpiqemi t'i ndryshim kujtimet. Por Perëndia do që ne të jemi të lirë – të lirë nga dhembja, të lirë nga hidhërimi, të lirë nga dëshira për hakmarrje dhe të lirë nga e kaluara.